Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici gjatë një mbledhje urgjente ka shkarkuar nga detyra katër inspektorë të degës Vlorë.

Vendimi i saj ka ardhur pas shfaqjes në media të një regjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

Bëhet fjalë për inspektorët: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit.

Më tej ajo ka falenderuar mediat dhe ka shprehur vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi 9 biznese të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Objektet e prishura nga IKMT ishin kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve.

Gjatë aksionit, pronarët e bizneseve kundërshtuan prishjen e ndërtesave të tyre me pretendimin se nuk ishin njoftuar. Madje disa prej tyre dolën kundër aksionit duke u përplasur me policinë