Ish-futbollisti dhe trajneri i Vllaznia U-17 Brikeno Bizi i ka kthyer përgjigje akuzave të lëshuara ndaj tij dhe akademisë nga menaxheri i futbollit Luan Shpuza.

Ky i fundit akuzoi trajnerin Bizi dhe akademinë se janë hakmarrë ndaj djalit të tij duke mos e seleksionuar tek Vllaznia U-17 për shkak të kritikave që bën në publik.

Trajneri Bizi hedh poshtë këtë akuzë duke thënë se futbollisti Albi Shpuza, që është djali i Luan Shpuzës është paraqitur vetëm 3 herë në stërvitje prej muaj e gjysëm që kur kanë nisur përgatitjet.

Për akuzat ndaj Bizit dhe të tjerëve se përzgjidhen lojtarët tek akademia me dreka, darka apo duke i blerë trajnerëve kostume Versaçe dhe këpucë Adidas, Luan Shpuza do të përballet me drejtësinë.

Bizi shkon më tutje duke thënë se Shpuza nuk është as menaxher futbolli ndërsa s’ka qenë as futbollist tek Vllaznia.

Trajneri Bizi ka një thirrje për Luan Shpuzën, që t’i kthejë ish-miqve të tij kostumet dhe këpucët që i ka marr borxh kur ka patur dasma.

Tashmë pas kësaj përballjeje dhe pretendimeve mediatike mes Luan Shpuzës dhe Brikeno Bizit duhet pritur se cili do të jetë vendimi që do të marrë gjykata e shkallës së parë në Shkodër.