DREJTORI HYSA: ZONA E MALËSISË SË MADHE, MË PROBLEMATIKJA
Zona e Malesise se Madhe eshte me problematikja e qarkut Shkoder ne mbledhjen e taksave si dhe ne licensimin e bizneseve.
Sipas drejtorit Hysen Hysa, nga grupet e inspektimit te Drejtorise Rajonale Tatimore Shkoder, ka perfunduar faza e kontrolleve ne zonat urbane dhe rurale te  Malesise se Madhe. Gjate veres puna e drejtorise  perqendrohet te zonat turistike dhe kryesisht te lokalet e dasmave.

Por drejtori Hysa thote se keto te fundit paraqiten me problematike per mosdeklarim te sakte te perfitimeve dhe xhirove.
Hysa tha se gjate inspektimit, kane ndeshur veshtiresi me bizneset e komunave, pronaret e te cilëve  nuk pranojne te licensojne bizneset e tyre per shkak te te ardhurave te pakta qe sigurojne nga ato biznese. 
Ndersa persa iu perket sanksioneve dhe gjobave ndaj pronareve qe ne bizeneset e tyre nuk kane kasen fiskale, ose qe nuk leshojne kuponin tatimor, Hysa tha se ka pasur raste tilla te cilat jane gjobitur  me 100 mije leke te reja (1 milion leke te vjetra). Gjoba ndaj pronareve ka pasur edhe ne rastet kur punonjesi I biznesit eshte konstatuar nga grupi I inpsektimit I pasiguruar dhe gjoba per kete shkelje eshte 2 milion leke te vjetra.
Sipas drejtorit te tatimeve, Hysen Hysa deri me tani deklarohen 254 bizense te vogla ne rrethin e Malesise se Madhe, 70 % e te cilave I perkasin bashkise Koplik.  Gjithashtu jane 42 biznese te vogla me mbi 50 milion leke xhiro ne vit, te cilat paguajne edhe TVSh. Ndersa biznese te medha, sipas Hyses, jane rreth 130 subjekte.
Hysa tha se ka pasur edhe shtim te bizneseve, sepse vetem kete vit ne Malesine e Madhe jane licensuar rreth 90 biznese te reja.

 

 

 

[iframe width=”400″ height=”400″ src=”//www.youtube.com/embed/PIqx3H947yg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]