31 korriku është afati i fundit që të gjitha bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin, duhet të deklarojne ,dividentin e tyre.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale tatimore Shkoder bejne me dije se bizneset në qytetin e Shkodrës kanë bashkëvepruar më së miri në këtë proces.

Në muajin qershor kanë aplikuar rreth 20% ndërsa gjatë këtij muaji shifra arrin në 80%, ndërkohë që pagesën do ta kryejnë në muajin gusht. E gjitha kjo flet për një arritje 100 % të deklarimit të të ardhurave nga ana e bizneseve .

Ditët e fundit ka pasur një fluks të madh aplikimesh nga bizneset e medha Aplikimi është kryer online në portalin “e albania”, pa pagesë pa qenë nevoja që individët të sorollaten.

Depozitimi i bilanceve është detyrim ligjor dhe bizneset duhet të dorëzojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes se çdo viti financiar.

Gjoba për tejkalimin e këtij afati është 10 mijë lekë të reja.Për kompanitë me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim-kreditit, aplikimet nuk mund të bëhen online, por vetëm në sportelet e qendrës kombëtare të biznesit.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE