Pavarësisht krizës ekonomike që ka prekur vendin fqinj Italinë, bizneset shqiptare që operojnë atje regjistrojnë rritje të konsiderueshme të fitimeve, duke tejkaluar edhe ato vendase.

Mediat italiane raportojnë se sipërmarrësit shqiptarët janë ndër komunitetet e huaja që mbajnë peshën më të madhe ekonomike.
Vetëm në vitin 2017, xhiro e tyre ka shkuar 3.7 mld euro në një vit.

Duke e krahasuar me GDP në Shqipëri, rezulton se kjo shifër, shkon gati sa 30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sektori ku operojnë më shumë shqiptarët është ndërtimi ku përfshihen dhe rikonstruksione apo instalime.

Në këtë sektor sipërmarrësit me origjinë shqiptare zotërojnë 20 mijë aktivitete nga 31 670 që janë në total.

Ndërkohë qytetet me më shumë biznese shqiptare në Itali rezultojnë të jenë Firenze dhe Pistoia.

Sipërmarrësit shpjegojnë që tashmë ata janë integruar plotësisht në këtë vend, pavarësisht ligjeve dhe rregullave striktë që zbatohen.

Agron Kecani: Ne si komunitet jemi të integruar këtu në Itali por me ligjin kemi mbetur pak pas se ne vijmë nga një vend që në të vërtetë ligjet funksionojnë pak ose aspak dhe këtu ligjet këtu janë shumë të forta.

Interesant është edhe fakti që pjesa më e madhe e këtyre sipërmarrësve shqiptarë kanë mbërritur në Itali në mënyrë të jashtëligjshme dhe gjithçka e kanë ngritur nga zero.

Gianni Simone Overi: 99% sipërmarrësit shqiptarë janë ata të ardhur me skaf dhe që kanë ringritur gjithçka nga zero ku si fillim kanë punuar si punonjës të thjeshtë.

Nga të dhënat zyrtare në Itali konstatohet se në 5 vitet e fundit sipërmarrjet italiane kanë pësuar një rënie me rreth 2.7%, por e kundërta ka ndodhur me bizneset e huaja që operojnë në këtë vend, të cilat kanë pësuar një rritje prej 26%.

Artikulli paraprakPRET TË DASHURËN NË AEROPORT ME PANKARTËN: “E DI QË MË KE TRADHËTUAR”
Artikulli tjetërMOTI ME ERË TË FORTË RRËZON PEMËT, VELIAJ-QYTETARËVE: TREGONI KUJDES