Pas protestës së një dite më parë, bizneset e vogla në kryeqytet kanë vazhduar normalisht aktivitetin e tyre. Qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për të futur në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar kategorinë me xhiro vjetore mbi 2 milion lekë.

Në një intervistë për Tevizionin Klan, Eva Rama sqaron se përkundër asaj që bizneset thonë se ka rritje të kostove të tyre për të paguar kontabilistët, drejtoria tatimore ka krijuar këndin e asistencës i cili do të ndihmojë çdo sipërmarrës që të plotësojë vetëdeklartën e TVSH-së.

Drejtoria e tatimeve thotë se biznesi duhet të bëjë patjetër rifreskimin e kasave fiskale, ku nga 0 që ishte më parë TVSH, tashmë ajo duhet të bëhet 20%. Nëse nuk ndodh formatimi, atëherë kjo do të konsiderohet si shkelje nga ana e inspektorëve.

Deklarata e TVSH-së do të dorëzohet çdo 3 muaj, dhe afati për plotësimin e të parës përfundon më 14 korrik.

Nga ana tjetër ministri i Financave ka kërkuar nga një grup pune që të gjenden zgjidhjet ligjore në mënyrë që të nxirret një urdhër i cili do të amnistojë për një periudhë 6-mujore vendosjen e gjobave për biznesin e vogël, nëse shkeljet që konstatohen lidhen me përfshirjen e tyre në zinxhirin e TVSH-së.

Artikulli paraprak36 820 SHQIPTARË KANË MARRË NËNSHTETËSINË ITALIANE DERI NË FILLIM TË 2017
Artikulli tjetërEURO ZBRET SËRISH NË NIVEL REKORD