Ish-Presidenti i FIFA-s i hodhi benzinë zjarrit. Sepp Blatter e shtoi shpërthimin e bombës mbi Kupën e Botës së 2022.

 

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, zvicerani konfirmoi manipulimin që është bërë që Katari të shpallej kandidatura fituese. Blatter shkruan se ish-Presidenti i Francës, Nicolás Sarkozy dhe Michel Platini ishin përfshirë në përzgjedhjen e vendit arab si organizator i botërorit.

 

“Lajm i keq: Katari akuzohet për denigrim të kandidatëve të tjerë. Fakti është që Katari fitoi pas një ndërhyrjeje politike nga ish-presidenti Francez Sarkozy tek zv-presidenti i FIFA Platini”.

 

Blatter shkruan më tej se më shumë informacion mbi këtë aferë mund të gjendet në librin e shkruar prej tij “E Vërteta ime”.

 

Një ditë më parë “The Sunday Time”, gazetë anglez publikoi akuza të forta se vendi arab organizoi një fushatë përçmuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, rivale të cilat më pas i parakaloi në garën për kupën e botës 2022.