Rreth 250 banorëve të fshatit Bleran, pjesë e njësisë administrative Rrethina nuk u është ndërtuar rruga që bën lidhjen me qendrën e fshatit.

Pothuaj 1 km rrugë ka mbetur e pa asfaltuar edhe pse vitet e fundit, janë bërë investime në infrastrukturën e kësaj zone. Banorët e këtij fshati shprehen se ndërtimi i kësaj rruge është i domosdoshëm për ta.

Ndër të tjera banorët shprehen se është e domosdoshme që të bëhet ndërhyrje edhe në kanalin vaditës poshtë rrugës.

Shpesh herë banorët e fshatit Bleran, kanë marrë iniciativa për rindërtmin e rrugës dhe pastrimin e kanalit vaditës.

Të indinjuar nga neglizhenca që i bëjnë institucionet përgjegjëse, ato pohojnë një zëri që nuk do votojnë për asnjë parti politike deri sa problemet e tyre të marrin zgjidhje.