Banorët e fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina kanë paralajmëruar se do të organizohen në protesta të vazhdueshme nëse bashkia Shkodër nuk krijon një projekt dhe fillon punën gjatë muajve në vazhdim për rikonstruksionin e rrugës nga Varrezat e Dëshmorëve deri në qendër të fshatit. Banorët tregojnë fëmijët e zoëns prej vitesh humbin procesin mësimor gjatë dimrit pasi rruga mbushet me ujë dhe kalimi në këmbë është I pamundur.

Nga ana tjetër, ata janë të bindur në organizimin e protestave, si një nga zgjidhjet e vetme që kërkesat e tyre të merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.

Janë më shumë se 200 familje të cilat prej më shumë se 20 vitesh jetojnë në këtë zonë vetëm pak kilometër larg qendrës së qytetit. Kalimin e rrugës banorët e bëjnë në këmbë, pasi lëvizja me makina është e pamundur për shkak të gropave të shumta në gjatësinë e rrugës

Artikulli paraprakTRE LETRAT E PAPUBLIKUARA TË SHENJTORES NËNË TEREZA
Artikulli tjetërMETA DEKRETON 25 PRILLIN, DATËN E MBAJTJES SË ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME PARLAMENTARE