Prej më shumë se 25 vitesh, 300 banorë të fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina jetojnë nën rrezikun e përditshëm të shtyllave elektrike të cilat kanë dalë jashtë funksionit.

Sipas banorëve në këtë zonë, rastet kur rryma elektrike u ndërpritet për shkak të amortizimit të shtyllave janë të shpeshta.

Banorët e fshatit Bleran, disa herë i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve me enegjinë elektrike dhe ndërtimin e shtyllave të reja por duket se kërkesat e tyre kanë përfunduar në vesh të shurdhër.

Shqetësim më të madh kanë ato banorë, që pranë banesave të tyre kanë shtyllat e amortizuara ët cilat rrezikojnë të shemben me rastin e parë të një fortune ere.