Një operacion ndërkombetar droge është realizuar në Greqi dhe Ekuador në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nga ku kanë rënë në pranga 9 shtetas, ndërsa janë kapur 382 kilogramë kokainë, që kishte për destinacion Australinë.

Pas këti operacioni, policia greke ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se 3 prej të arrestuarve u vunë në pranga në Greqi dhe 6 në Ecuador të moshës 23-63 vjeç.

Mësohet se organizata kriminale ishte e përbërë nga dy grupe, ndërsa të ardhurat e saj llogariten në mbi 11 mln euro. Jane sekuestruar ne Ekuador 382 kg kokainë dhe në Greqi 2 pistoleta, 223 fisheke dhe 2 peshore.

Prej të arrestuarve në Greqi, është një shqiptar i quajtur Ilia, 41 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me grekun e arrestuar një 63-vjeçar, ishin krerët e grupit kriminal dhe përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me velierë.