Bllokohen në 11 mijë euro të dyshuara falso Arrestohen këmbyesit

 

Një sasi prej 11 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar në Elbasan. Në kuadër të operacionit “Këmbyesit” janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për falsifikim monedhash. Sipas policisë tre personat “në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.” Menjëherë me marjen e informacionit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të fshatit Gostimë, ata janë ndaluar në mjeti tip “Peugeot” brenda të cilës janë gjetur 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara. Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”. Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë. Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE