Të gjitha pusetat e ujerave të zeza të lagjes Iliria të qytetit të Shkodrës janë bllokuar si shkak i mospastrimit në kohë nga strukturat përkatëse.

Janë 92 familje të cilat përveç kësaj duhet të durojnë dhe aromën kundërbuese e cila mund të kthehet në rrezik për epidemi të ndryshme.

Banorët e lagjes janë munduar që me forcat e tyre te zhbllokojnë këto puseta pasi banjot në shtëpitë e tyre kanë dalë jashtë përdorimit,situata është me të vërtetë alarmante.

Banorët thonë se këtu nuk vjen askush për ti pastruar këto puseta.

Qytetarët bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë pasi situata është e padurueshme .

Ndërhyrja e vetë banorëve në pastrimin e pusetave është aspak normale dhe e rrezikshme. A mos duhet një kronikë televizive që institucioneve përgjegjëse tu kujtojmë për të bërë punën që u takon ?