Bllokohet veliera me flamur belg, del në breg 1 ton drogë

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës. Policia e Vlorës sqaron se janë “kapur rreth 1 ton kanabis dhe është bllokuar një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur belg me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.” Sipas policisë skafistët kanë hedhur drogën në det, ndërsa policia është duke rikuperuar lëndën narkotike. “Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar”, informon policia. Droga do të transportohej drejt Barit të Italisë. Pamjet e vëna në dispozicion tregojnë sesi pakot me drogë të hedhura në det janë rekuperuar përgjatë vijës bregdetare midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës. Ndërsa skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Operacioni nisi me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë të Fierit dhe u angazhuan Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier. Ky operacion antikanabis është zhvilluar në kushte të vështira të motit, kur deti ishte 5-6 ballë. Operacioni është në vijim.

Artikulli paraprakÇ’PO NDODH ME PRIVATIZIMIN E VLLAZNISË!
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, VDES I RIU SHQIPTAR