Policia shqiptare në bashkëpunim me palën greke ka goditur një rast të trafikut të drogës duke sekuestruar 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë.

Policia shqiptare në bashkëpunim me palën greke ka goditur një rast të trafikut të drogës duke sekuestruar 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë.

Nga operacioni janë arrestuar dy persona, transportuesi i lëndës narkotike dhe pritësi në Athinë, të dy shqiptarë nga Saranda dhe Delvina.

Policia sqaron se ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil, ndërsa kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti Igumenicë të bllokohet mjeti tip JEEP me targa IKH 4455 me drejtues shqiptarin me inicialet A.M. 24 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Selanik.

Sipas policisë shqiptare, nga kontrolli i bërë nga policia greke në automjet u gjetën rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar),

që dyshohet se e ka marrë në një rrugë rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Pas arrestimit të transportuesit policia greke prangosi në Athinë edhe pritësin po shqiptar, Xh. C. 35 vjeç lindur në Delvine dhe banues në Athinë. Policia thotë se hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar personat që transportuan kanabisin nga nëpërmjet kufirit jeshil.