Mbrëmja e së dielës ishte dyfish speciale për Paris Saint Germain; ishte festa e titullit të tetë kampion në Franca, por edhe akti i bamirësisë për Katedralen ‘Notre Dame’ dhe zjarrfikësit.

Kampionët e Ligue 1 në fakt zbritën në fushën e lojës në ndeshjen e së dielës me një fanelë speciale ku përpara ishte simboli i Katedrales së Parisit që mori flakë javën e kaluar, ndërkohë që në shpinë ishte e shkruar ‘Notre Dame’ në vend të emrave të lojtarëve.

Të gjitha këto fanela homazhi për këtë vepër historike do të shiten 100 Euro secila dhe të ardhurat e akumuluara do të jepen në bamirësi për llogari të Shoqërive të lidhura me zjarrfikësit që mundësuan shuarjen e flakëve në Katedralen e njohur pas shumë orësh pune të madhe.

Ndërkaq, vetë klubi parizien publikoi në platformat e saj sociale një video homazh për Katedralen 856 vjeçare të ‘Notre Dame’.