Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Bochard deklaroi se reforma zgjedhore mund të votohet nga parlamenti, teksa theksoi se për miratimin e saj duhen 84 vota dhe nuk dihet nëse deputetët e rinj në Kuvend do ta vojnë atë.

Bochard e konsideroi votimin të rregullt nga ana juridike, pasi edhe më herët vendimet në parlament janë marrë nga shumica.Ai tha se parlamenti është legjitim.

Lidhur me zgjedhjet lokale, nëse mund të zhvillohen apo jo pa opozitën, Bochard u shpreh se nuk dihet nëse partitë opozitare do të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, por theksoi se ata i sugjerojnë që të marrin pjesë.

Bochard u shpreh se të protestosh është një e drejtë, por protesta duhet të jenë paqësore. Ai tha se e di që 93% e shqiptarëve duan të shkojnë në BE

Artikulli paraprakSHKODËR, FAZA E 5-t ë E “BILBILAVE TË VEGJËL”
Artikulli tjetërJA PERSE DUHET TE ZGJEDHIM UNIVERSITETIN E SHKODRES