Boga është ndër fshtrat më të bukur dhe më të vecantë në Qarkun e Shkodrës.Mirëpo problemet për këtë zonë janë të shumta.

Sipas kryetarit të fshatit Palokë Gegaj Boga është braktisur nga pushtetarët pasi ka më shumë se dy dekada që përballet me mungesë të energjisë dhe ujit të pijshëm

Në Bogë janë të paktë ata të rinj që kanë mbetur aty pasi pjesa më e madhe është larguar jashtë vendit shumica duke marrë edhe para borxh

Edhe në shkollën e fshatit Bogë cdo vit e më tepër konstatohet numër më i ulët nxënësish pasi familjet e tyre po gjithnjë e më tepër jashtë vendit

Jeta atje është shumë e vështirë por fatmirësisht janë emigrantët të cilët mbështesin familjet me të ardhurat që sjellin.

Boga shquhet për pozitën e shkëlqyer gjeografike, me klimën e shëndetshme,et me ambient natyror të ruajtura dhe ushqim te shëndetshëm por sipas banorëvë braktisja dhe përbuzja që është bërë nga pushtetarët gjithë këto vite nuk është aspak e drejtë

 

 

Artikulli paraprakTRANSPORTI NDËRQYTETËS, ABUZIM ME INVALIDËT E PUNËS
Artikulli tjetërARRESTOHET 34-VJEÇARI PASI KUNDËRSHTOI POLICINË