Studentët e universiteteve të Tiranës dhe Korçës kanë bojkotuar mësimin duke rinisur protestën, ndërsa pritet që t’u bashkohen edhe ata të Elbasanit dhe Durrësit.

Në Tiranë në orën 10:00 studentët do të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke protestuar kundër tarifës për kreditet për lëndët e mbartura, gjithashtu kërkojnë përgjysmimin e tarifës së studimeve, përmirësim të kushteve në konvikte dhe numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit në bordin e Arsimit të Lartë.

Studentët e Tiranës dje protestuan mbi 4 orë para Ministrisë së Arsimit (lexo këtu), Lindita Nikolla  u shpreh se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja

dhe të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Megjithatë studentët nuk janë tërhequr nga protestat duke vendosur si afat sot orën 16:00 për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, pasi në të kundërt bojkoti dhe protesta do të vijojne.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE