Në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër hedhja e mbeturinave vend e pa vend është kthyer në dicka të zakonshme.

Me skandalozja është kur ambjentin e ndotin vetë banorë të cilët në mënyrë të papërgjshme përzgjedhin ti hedhin në rrugë mbeturinat dhe jo në koshat përkatës. Kjo situatë ndodh në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë .

Sic shikohet koshat janë vendosur aty nga bashkia e shkodrës mëgjithatë ato janë bosh dhe mbetjet lulëzojnë nëpër tokë.

Një gjë të tillë e pranojnë edhe vetë banorët të cilët theksojnë se nuk mungojnë koshat por janë vetë ata që ndotin cdo ditë mjedis me apo pa qëllim , apo nga mungesa e kulturës që deri tani për hir të së vërtetës është zero

Janë qese, kuti kartoni e mbetje të tjera të konsumit të jetës së përditshme që në këtë rrugë të fshatit gjenden me shumicë. Plehrat që prej 20 vitesh shtresëzohen në të njëjtin territor, digjen herë pas here për t’ua lënë vendin mbetjeve të reja.

Mbetjet urbane në janë problem i mbartur në fshatrat e Shkodrës,të cilat prej shumë kohësh kanë kontaminuar zonën.