VLLAZNIA DËSHTON ME  DY BOKSIERË, DITA E DYTË SHPALL FITUESIT. Është zhvilluar në Shkodër, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dita e parë e Kupës së Shqipërisë në Boks.

Në këtë ditë të parë janë zhvilluar 6  ndeshje. Në takimin e parë, në peshën 52 kg, përballë tyre kanë qenë boksierët,  Vuksan Guri i Vllaznisë dhe Senad Taramani i Flamurtarit. Guri, ka fituar për shkak të tërheqjes së Taramanit. Ndeshjen e dytë,  ka qenë në peshën  69 kg, ku Kristian Shytani i Vllaznisë, ka patur përballë boksierin e Tiranës, Alban Beqiri. Shytani ka humbur me rezultatin 2-1 me raunde. Takimi i tretë ka qenë në peshën 75 kg, mes boksierëve, Arjon Kajoshi, boskieri shkodranë që ka përfaqësuar ngjyrat e ekipit të Flamurtarit të vlorës, dhe Alban Bermeta i Tiranës. Në fund të tre raundeve ka fituar, Bermeta me rezultatin 2-1. Takimi i radhës në peshën 75 kg, ka qenë mes boksierit shkodranë, Emiliano Çekini dhe Mateus Cullhaj i ekipit privat Arena. Në fund Çekini ka humbur me rezultatin 2-1. Ndërkohë në peshën 81 kg, janë zhvilluar takime. I pari ka qenë për boksierin shkodran Emanuel Kaçaj i cili ka fituar në raundin e dytë, pas tërheqjes së boksierit Irakli Kosta. Takimi i fundit për ditën e parë është zhvilluar po ne peshën 81 kg,   mes boksierëve Bernard Marashi i Partizanit dhe Marjan Vasha, i Kukësit. Në fund me rezultatin 2-1 ka fituar boksieri i Kukësit, Marjan Vasha. Ndërkohë që Star Plus, ka arritu të marrë dhe një intervistë  me kandidatin për president të Federatës Shqiptare të Boksit, Florian Kalidhopulli. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/SvvJCjZ0Owc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]