Ekipi përfaqësues i Shqipërisë në sportin e boksit është zhvendosur në Razëm për të zhvilluar fazën përgatitore, për kampionatin Europian që do të zhvillohet në Sofie. Në një intervistë për media, trajneri i përfaqësueses Zef Gjoni sqaron më shumë detaje rreth stërvitjes dhe përgatitjeve që do të bëjë ekipi.

Kjo fazë përgatitore që do të zhvillohet në Razëm ka për qëllim që të rrisë në maksimum formën qoftë të boksierë shkodranë por dhe dy të tjerëve që përbëjnë ekipin përfaqësues. Kjo bëhet me qëllim që të kualifikohen në kampionatin europian të pakten në vendin e 6 për t’u kualifikuar në kampionatin botëror. Në këtë grumbullim janë katër boksierë që do të realizojnë fazën përgatitore. Konkretisht Christian Demaj në peshën 91 kg, Astmer Bilali në peshën 75 kg, Denis Nurja në peshën 69 kg dhe Krenar Zeneli në peshën 56 kg.

PUBLICITET