Në prag të disa turneve të rëndësishëm rajonal dhe kombëtar në Shkodër është grumbulluar kombëtarja shqiptare e boksit.

Nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Jozef Sermi ekipi po stërvitet intesivisht teksa fillimisht me 21 shkurt do marrin pjesë në turneun e Pavarësisë në Kosovë. Pas Kosovës, një turne tejet i rëndësishëm është me 23 shkurt në Bullgari ku kombëtarja shqiptare merr pjesë dhe ka pretendime për medalje. Federata shqiptare e boksit ka dhënë aprovimin që deri në kualifikueset për lojërat olimpike sportistët të rrinë të grumbulluar ndërsa arritja e kualifikimit për të paktën një boksier në olimpiadën e Brazilit cilësohet si një ëndërr. Përveç boksierëve shkodran, të grumbulluar janë edhe Klevis Vrapi, Alban Beqiri, Krenar Zeneli apo edhe boksier të tjerë cilësor.

Artikulli paraprakPADIA E DOSHIT PËR BRAHON, GJYKATA E SHPALL TË PAFAJSHËM
Artikulli tjetërZONA INDUSTRIALE KËRKON NDIHMË: DUAM RRUGË DHE UJË TË PIJSHËM