Boksieri i talentuar lezhjan Jurgen Uldedaj ka shkëlqyer sërish në ringun evropian. Ai ka fituar sfiden e radhes me rivalin e tij gjerman Sven Haselhun.

Ne ndeshjen e zhvilluar në Laipsig Arena në Gjermani, 18-vjeçari shqiptar arriti të dominojë të gjitha raundet duke marrë një fitore të paster, kunder boksierit 31-vjeçar gjerman me 23 ndeshje te zhvilluara në boksin profesionist. Ndeshja e zhvilluar është pritur si një nga sfidat me të forta në këtë sport, ndërsa mediat gjermane e kanë përkufizuar boksierin shqiptar si një super talent. Në shkrimet e tyre gazetaret gjerman i janë referuar karrieres gjithnjë në rritje të boksierit shqiptar Uldedaj. Në këtë sfidë boksieri 18-vjeçar ka treguar një përgatitje të shkëlqyer dhe një gjendje shumë të mirë fizike. Për të ndjekur këtë sfidë të rëndësishme në sportin e boksit që u zhvillua në Gjermani ka patur një pjesëmarrje të madhe edhe të tifozëve shqiptar të cilët ishin në mbështetje të talentit shqiptar. Uldedaj i është bashkuar një skuadre profesioniste në Gjermani dhe tashmë po tregon qartazi se ka një të ardhme të suksesshme dhe plot me arritje përpara.