GJETAN KETA MBRON TITULLIN KAMPION EUROPE. Boksieri shqiptar Gjetan Keta ka mposhtur me ‘knock out’ rusin Marat Kazev, duke mbrojtur titullin e kampionit euro-aziatik për kategorinë ËBC.

Në hapje të evenimentit sportiv, që është mbajtur në ringun e ngritur në Bulqizë, Keta fillimisht përshëndeti lojtarët shqiptarë që mbrojtën flamurin tonë në Serbi, ndërsa garantoi se publiku shqiptar, ndryshe nga ai serb do ta respektojë kundërshtarin. “Respektin e meritojnë ata lojtarë shqiptarë që në Serbi nuk e lanë flamurin shqiptar të përdhosej. Ne shqiptarët, ndryshe nga populli serb jemi një vend mikpritës dhe do jem unë i pari që do t’i jap dorën kundërshtarit”, tha Keta. Dhe në fakt, sportdashësit shqiptarë në këtë takim e respektuan tërësisht himnin rus kur u luajt për boksierin Kazev. Sa për ndeshjen që pasoi, ajo ka nisur me taktikë ofensive për Ketan dhe difensive për Kazev, i cili ka qenë tepër i mbyllur në mbrojtje. Raundi i parë përfundoi i barazvlefshëm, i dyti me epërsinë e boksierit shqiptar dhe në të tretin erdhi dhe knock out-i, me Ketan që e goditi kundërshtarin në pjesën anësore të trupit, goditje të cilës Kazev i rezistoi pak sekonda para se të binte në tapet. Në përfundim, të dy atletët në shenjë respekti përqafuan njëri-tjetrin.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/sbo8TMEgVDk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHANDBALL, VLLAZNIA E NIS ME HUMBJE
Artikulli tjetërKREMTOHET MESHA PËR ZOJËN E SHKODRËS