Vllaznia është shpallur kampione nnë boks për të 22-ën herë duke vijuar kështu që të jetë skuadra aboslute në Shqipëri në këtë spoirt.

Kuqeblutë arritën që në natën finale të nxjerrin katër kampion duke marrë kështu vendin e parë dhe duke lënë pas Teutën dhe Tiranën, dy ekipet e tjera rivale.

Trajneri Zefi Gjoni dhe boksieri kampion Arjon Kajoshi që u shpall edhe sportisti më i mirë i aktivitetit u shprehën se Vllaznia e fitoi këtë titull mes një rivaliteti të fortë.

Për Vllazninë përveç Kajoshit kampion u shpallën edhe boksierët Ahmet Meti, Vuksan Guri dhe Brendi Smajli. Boksieri shkodran Asmir Skutina u shpall si sportist i perspektivës.

Tashmë pas këtij suksesi kuqeblutë e boksit do vijojnë me përgatitjen për aktivitetet ndërkombëtare ku edhe atje synojnë paraqitje pozitive.