Boksierët e skuadrës së Vllaznisë edhe pse sëfundmi kanë marrë pjesë në lojrat mesdhetare “Tarragona 2018” duke realizuar një performancë duke kaluar edhe pritshmëritë ata nuk janë ndalur sa i përket stërvitjes dhe përgatitjeve të tyre pavarësisht sezonit veror.

Edhe pse ka akoma kohë boksierët kuqeblu tashmë kanë nisur përgatitjet e tyre për kampionatin kombëtarë të boksit i cili do të zhvillohet në muajin tetorë.

Informacionet paraprake nga Federata Shqiptare e boksit bëjnë me dije se edhe këtë vit ky kampionat do të mbahet në qytetin e Shkodrës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Natyrisht që ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni do të synojë titullin kampion edhe këtë vit ku me boksierët që kanë në përbërje mund ta arrijnë këtë objektiv edhe pse nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtarët pritet që të përgatiten si duhet për këtë eveniment.

Për këtë arsye, pritet që në ditët e zhvillimit të këtij kampionati, të ketë shumë rivalitet dhe ndeshje të bukura mes boksierëve pjesëmarrës në këtë kampionat kombëtarë. Kujtojmë që edhe vitin që shkoi ishte ekipi i Vllaznisë që triumfoi duke marrë titullin kampion për të 21-n here.