Një banesë është përfshirë nga zjarri në Devoll. Për pasojë janë djegur orenditë e saj.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një bombol gazi që përdorej për gatim.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 24.07.2017, në banesën e shtetasit L. R., vjeç 67, banues në Devoll, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkak i zjarrit, ka qenë një bombol gazi, që përdorej për gatim.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së parë Korçë, për ngjarje aksidentale.