Debora e rena ditet e fundit ne Qarkun e Shkodres ka krijuar veshtiresi ne qarkullim.

Shume banore kane shkruar ne redaksine e Star Plus ku kerkojne nderhyrjen nga ana e bashkise per te zhbllokuar rruget pasi po I penalizon ata ne jeten e tyre te perditshme.Ja disa nga mesazhet qe banoret na kane derguar:

“Pershendetje! Jemi ne Dukagjin te Shkodres dhe kemi mbi 1 jave te izoluar pa ndihme mjekesore, pa ushqime, pa drita vec kan pas ca komshinj disa gjeneratora sa per te karikuar celularet dhe ruga esht e bllokuar njerzit jane ne gjendje shum shum te veshtire.

Bashkia medemek ka nis ni fadrom dhe ajo ka ndaluar se punuari pasi ka hap 3-4 km dhe Shala ‘Shoshi dhe Thethi jane te izoluar komplet pa asnje lloj ndihme.Familjet i ka xan bora te shperndame. Dukagjini ju ben apel gjitha instuticioneve qe te na bien pas nuk kerkojme asi gje me teper vec rrugen te na hapin.

Se sa kan marr mesusat e lan nxansit ne kushte shum te veshtira kan hargju mbi 15 milion lek per ni fluturim me ni kugar se me 15 milion lek kishin hap gjith rrugen e Dukagjinit.Ju lutem na beni disi sepse jemi ne kushte shum te veshtira.Flm nga ju nese e plotesoni kete gje.”-na shkruan Denis.N

Nje tjeter banore shkruan:

“Pershendetje!Jam nje banor tek Varrezat e Deshmorve kemi nevoje per ndihme per nje mjet per te pastruar rrugen sepse eshte e pa kalueshme nga mjetet e familjarve”

Artikulli paraprakRAMA KËRKON MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME TË KUVENDIT, PRITET VOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ
Artikulli tjetërJO VETËM GREQIA, KRYEMINISTRI SHËRBEN SI MINISTËR I JASHTËM EDHE NË IZRAEL, HOLANDË, ETJ