Shtabi i Emergjencave pranë bashkisë Shkodër informon për situatën e ditës së sotme nga dëbora ku ende në shumë njësi paraqiten probleme.

Sipas bashkisë punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve po punojnë për pastrimin e trotuareve dhe shpërndarjen e kripës.

Në Njësitë Administrative Dajç ,Velipoë Ana e Malit, Bërdicë e Rrethina situata është e qetë dhe nuk paraqe probleme Po ashtu edhe në Njësine Administrative Postribë situata është normale.

Ka furnizim me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm. Qendrat shëndetësore janë në funksion. Shkollat vazhdojnë normalisht, por me numër të reduktuar nxënësish. Rrugë janë të hapura, por ka prezencë ngricash dhe kalohen me vështirësi.

Ndërsa në Në Njësine Administrative Guri i Zi me përjashtim të zonës malore e cila ka prani të dëborës dhe ngricës pjesa tjetër është një ditë normale. Ka ndërprerje të vazhdueshme energjisë elektrike.

Ndërkohë në Njësinë Administrative Pult paraqiten probleme pasi ka prezencë bore dhe ngricash. Rruga është e hapur deri në Kir. Vazhdon pastrimi i rrugës nga dëbora ku fadroma po punon nga Kiri në drejtim të Malit të Shoshit.

Nuk zhvillohet mësim. Nuk ka shërbim shëndetësor. As ka energji elektrike në 70% të zonës për arsye të dëmtimit të linjave të brendshme. Janë krijuar grupet e punës dhe po punojnë në çdo fshat për riparimin e saj.

Fshati Bruçaj është i bllokuar totalisht. Njesia Admimistrative Shosh eshte e bllokuar nga bora dhe akulli dhe gjendja eshte perkeqesuar nga ulja e temperaturave .

Ka rreth 60-80 cm borë nëpër fshatra, mbi 100 cm borë në Malin e Shoshit. Mungon shërbimi shëndetësor. Temperaturat e ulta deri -10 gradë kanë krijuar akull edhe në rrugët këmbësore që përbën rrezik për banorët. Energji elektrike ka.

Shkollat janë të mbyllura. Për hapjen e rrugës po punohet nga dy subjekte private në dy drejtime, nga nga Kiri dhe nga Bregu i Lumit në drejtim të Malit të Shoshit.Po ashtu edhe në Njësine Administrative Shalë ka energji elektrike. Qendra shëndetësore është e hapur por rruga është e bllokuar.