Deputeti i PD i qarkut Shkodër Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj ministrisë së shëndetësisë dhe ministres Ogerta Manastirliu duke thënë se situata kryesisht në zonat malore si shkak i reshjeve të borës nuk është menaxhuar siç duhet dhe se shumë banorë janë lënë mes vështirësive.

Ardhjen e ministres së shëndetësisë Manastirliu në Bushat të bashkisë Vau Dejës deputeti Spahia e quan një gjiro turistike të saj.

Sistemi i shëndetësisë në Shqipëri sipas deputetit të PD është në degradim të plotë

Edhe më përpara PD dhe deputeti Bardh Spahia kanë hedhur akuza ndaj qeverisë dhe ministres së shëndetësisë.