Moti i keq ka sjellë kaos në qytetin e Neë Yorkut. E gjithë zona qendrore dhe juglindore është mbuluar nga dëbora dhe si paojë kanë mbetur 8 viktima nga aksidentet rrugore dhe 46 të plagosur.

Ndërsa Kalifornia vuan ferrin e flakëve, 8 persona kanë humbur jetën që prej së enjtes në SHBA, për shkak të ngjarjeve aksidentale që lidhen me motin e keq që ka përfshirë pjesën qëndrore, jugore dhe lindore të vendit.

Pamjet tregojnë se si dëbora ka zbardhur pjesë të Nju Jorkut, Uashington, Arkansas, Misurit, Ohajos, Virxhinias, dhe Karolinës Veriore.Nisja e reshjeve të dëborës ka krijuar kaos në qarkullimin rrugor duke shkaktuar përplasje të mjeteve dhe përmbysje në rrugë, e për pasojë janë regjistruar disa viktima dhe të plagosur.

Ndërmjet viktimave është një 60-vjecare e cila humbi jetën gjatë drejtimit të makinës në rrugët e Indianas. Rruga nëpër të cilën po kalonte ishte e mbuluar nga akulli e ndërsa mjeti devioj pas humbjes së kontrollit.

Një person tjetër gjeti vdekjen në Ohajo e ndërsa u përfshi në një aksident rrugor edhe një udhëtar në zonën e Merilendit, sipas policisë. Patrulla e Autostradës Arkansas ka raportuar dy incidente të veçanta në të cilat tre vetë u vranë pasi shoferët humbën kontrollin e makinave në rrugët e akullta.

Stuhia e parë e dëborës për këtë vit ka shkaktuar edhe vdekjen e dy personave në Misisipi për shkak se autobuzi me të cilin udhëtonin u permbys si pasoje e bores.46 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur.

Në spitalet e zonës janë paraqitur një numër i lartë banorësh me një sërë lëndimesh që lidhen me skaqe aksidentale nga moti i keq. Temperaturat janë ulur ndjeshëm edhe në pjesë të Teksasit. Shërbimi meteorologjik njofton ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim.