Mëngjesi i së merkures ka gjetur te zbardhur edhe qytetin e Vau Dejes. Gjate nates ka pasur reshje bore, per pasoje rruget jane mbuluar me debore duke veshtiresuar keshtu levizjen e automjeteve .

Keshtu Bashkia Vau Dejes ka marre te gjitha masat per pastrimin e te gjitha akseve qe perfshin bashkia Vau Dejes .

Firmat kontraktore te mirembajtjes se rrugeve kane qene ne gatishmeri qe ne oret e para te mengjesit duke punuar me fadroma dhe me mjete te tjera borepastruese per hedhjen e kripes dhe mbajtjen hapur e te gjitha akseve rrugore qe lidhin Njesite Administrative te kesaj Bashkie .

Siaps raportimeve te deritanishme situata ne territorin e bashkise Vau Dejes paraqitet si me poshte :

Ne njesine Administrative Shllak shkollat jane te mbyllura , ne 80 % te territorit nuk ka energji elektrike dhe trashesia e debores ka arritur 20 cm , rruget per mjetet e renda nuk perbejne problem per momentin.

Ne Njesine Adm Temal shkollat jane te hapura dhe vijon mesimi normalisht , nuk ka probleme me energjine elektrike , trashesia e debores arrin deri ne 25 cm.

Ne njesine Adm Vig Mnele 2 shkolla e Vigut dhe e Fushe Vigut jane te mbyllura per shkak te veshtiresive te shkaktuara nga debora, ndersa ajo e Mneles eshte e hapur dhe mesimi vijon normalisht , nuk ka probleme me energjine elektrike , dhe rruget jane te zhbllokuara.

Ndekohe ne Njesite Administrative Bushat dhe Hajmel rruget jane te kalueshme pa probleme .

Kryetari i Bashkisë, ka mbledhur shtabin e emergjencave që në orët e para me qëllim marrjen e masave për të gjitha problematikat që mund të shfaqen si pasojë e reshjeve të borës.

PUBLICITET