Reshjet e borës në qytetin e Shkodrës janë ndërprerë duke përmirësuar disi situatën. Megjithatë në disa njësi administrative paraqiten probleme sa i takon furnzimit me energji elektrike,procesit mësimor si dhe shërbimit shëndetësor në disa zona i cili nuk funksionon për shkak të rrugës së bllokuar

Në Bashkinë Shkodër momentalisht po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane nga dëbora. Një fadromë e madhe , dy borëpastruese dhe 3 grejdera po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit.

Një grejder po punon në segmentin Ura e Bunës-Shirokë dhe një fadromë po punon në segmentin Shirokë-Zogaj.Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme.

Të gjitha rrugët me densitet të lartë qarkullimi në qytet, janë në funksion të plotë. Pas pastrimit të rrugëve, po punohet për pastrimin e Pedonaleve dhe trotuareve nga dëbora. Njëkohësisht, bisneset janë duke pastruar hapësirat para dyqaneve të tyre.

Në njësinë administrative Dajc, Rrethina , Postribë Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore funksionojnë. Procesi mësimor vazhdon normalisht edhe pse me numër të pakët nxënësish.Ndërsa në njësinë Administrative Bërdicë:Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike.

Mësimi vazhdon normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht. Rruga nacionale Shkodër-Velipojë, në pjesën nga Mali Kolaj deri në Baks të Ri, veçanërisht në Qafë Shtiqën, për arsye të ngricave ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segmenet rruge.

Njësia Administrative Ana e Malit:Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Në njësinë Administrative Pult: Aktualisht ka 40 cm borë.

Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë.

Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar.

Rruga që lidh njësinë administrative Shalë me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Mësimi në shkolla nuk zhvillohet. Infermierët janë në punë.

PUBLICITET