SHEFI I EMERGJENCAVE DANI: JANË MARRË MASAT, S’KA ZONA TË BLLOKUARA.Situata në Qarkun e Shkodrës pas reshjeve të borës dhe shiut është nën kontroll. Konfirmimi vjen nga shefi i emergjencave civile në Prefekturë Pëllumb Dani i cili thotë se gjithçka është nën monitorim.

Pavarësisht se reshjet e shiut dhe borës kanë ndalur ajo që mbetet problem janë temperaturat e ulëta të cilat rrezikojnë të ngrijnë tubacionet apo kabllot elektrik ajror. Vetëm sot në qytetin e Shkodrës temperaturat kanë shkuar deri në -6 gradë celcius.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/-1H3d4CEsIA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]