Situata vijon të jetë problematike nga reshjet e borës në disa zona të Bashkisë Vau Dejës. Problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Si pasojë e kësaj gjendje në disa akse lëvizet vetëm me zinxhirë dhe mësimi në disa shkolla është pezulluar.

Nga sa bëhet e ditur deri më tani problematikat në territorin e Bashkisë Vau Dejës paraqiten janë në njësinë administrative Shllak ku shkollat janë të mbyllura, nuk ka energji elektrike në fshatin Barxollë dhe trashsëia e borës ka arritur 70 cm.

Rrugët kalohen me vështirësi dhe nevojiten zinxhirët. Në njësinë administrative Temal shkollat janë të mbyllura, ka probleme me energjinë elektrike në fshatin Toplanë që prej ditës së djeshme. Trashësia e borës arrin deri në 50 cm. Aksi rrugor Qafë Laç – Koman kalohet vetëm me zinxhirë.

Edhe në njësinë administrative Vig Mnelë shkollat janë të mbyllyra. Mnela ka shkëputje të herë pas hershme të energjise elektrike. Lagjet Lalaj e Kaster janë të izoluara nga bora.

Pjesa tjetër lëvizshmëria është me vështirësi. Në njësinë administrative Hajmel dhe Bushat sipas bashkisë Vau Dejës nuk paraqiten probleme.

Po ashtu bëhete ditur se borëpastrueset kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për të pastruar rrugën dhe duke mundësuar qarkullimin normal të automjeteve.

Nga ana tjetër Shtabi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë Vau Dejës po ndjek çdo problematikë në terren. Reshjet e borës që kanë rënë edhe gjatë natës së kaluar dhe në orët e mëngjesit dje gjatë ditës së sotme në bashkinë Vau Dejës e kanë vështirësuar situatën jo vetëm brenda qytetit por edhe në shumë fshatra të tjerë.

Artikulli paraprakSHKODËR, DËSHTON DËGJESA PËR TRANSPARENCËN
Artikulli tjetërMINISTRIA E MBROJTJES: EVITONI DALJET E PANEVOJSHME