Duket se turizmi veror, ai i natyrës dhe i detit, po ia le vendin turizmit të bardhë, atij të aventurierëve të deborës dhe lartësive.

Lartësitë e Thethit sot u gëdhinë të zbardhura nga debora e parë vjeshtore. Administrata e Zonave të Mbrojtura të Shkodrës, që administron Parkun Natyror të Thethit, ka marre masa për zhvillim e turizmit dhe shtrirjen e tij në të katër stinët në këtë qark. Ne ditët e para të vjeshtës kanë mbërritur me dhjetra vizitore në Qëndren e Vizitorëve në Velipojë dhe në Theth.

Një apel është për strukturat administrative të rrugëve, që të çojnë në lartësitë e Luginës së Thethit, ku dhe vizitorët janë më të shumtë në periudhën e dimrit e ku debora i jep një tjetër kolor peisazhit të lartësive. Janë rreth 12km rrugë e pamirembajtur dhe tepër e vështirë për t’u kaluar gjatë dimrit, që nis prej Qafëthores deri në qëndër të fshatit Theth.

Kjo rrugë bëhet pengesë jo vetëm për turizmin, por edhe për ekonominë e zonës së luginës, sepse bllokon komunikimin me qytetin e Shkodrës dhe të zonave përreth ku zhvillohet biznesi. Debora e parë ra, një tjetër sezon turistik nisi.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE