Këshilli bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e cila dështoi herën e fundit. Kësaj radhe kourimi u arrit dhe mbledhja vijoi normalisht.

Fillimisht u miratuan disa pika për investime me mbështetjen e BE për të ardhur tek diskutimi për përfaqësimin e bashkisë Shkodër në bordet e shkollave, ligj ky që nuk është zbatuar për 8 vite me radhë.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se në këto borde që janë të rëndësishme për arsimin do përzgjidhen specialistët më të mirë që ka bashkia.

Disa prej këshilltarëve janë skeptikë për bordin e shkollave dhe përfaqësuesin që do ketë bashkia në një kohë kur shumë prej këtyre shkollave kanë probleme të mëdha dhe prania e

një përfaqësuesi nga bashkia nuk pritet që të zgjidh problemet që kanë të bëjnë me investimet që ka për detyrë pushteti vendor.

Këshilli bashkiak e miratoi pikën për bordin e shkollave dhe më pas dhënien e mbështetjes për persona që u janë djegur shtëpitë ndërsa u shty çështja për dhënien me qera për rrugën e mineralit gëlqeror në Postribë.

Këshilli në fund përzgjodhi Anita Amulin për të qenë në bordin e spitalit të Shkodrës dhe i dha titullin “Qytetar Nderi” dr Jorg Luer.