Temperaturat e ulëta kanë përfshirë shumë qytete të Shqipërisë, kryesisht rajonin e veriut. Autoriteti Rrugor Shqiptar sërish ka treguar situatën në gjithë vendin duke bërë me dije edhe rrugët problematike.

Sipas ARRSH në rajonin e veriut nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz ,

Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme bën të ditur ARRSH.

Më tej sipas këtij njoftimi të ARRSH pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë. Sipas burimeve pjesa e Qafë Thores që lidh fshatin Theth të Dukagjinit me Shkodrën është e bllokuar nga bora dhe banorët atje kanë vështirësi.

ARRSH thotë se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë. Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në akset Qafë Bualli – Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Në Rajonin Qëndror të Tiranë në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora.

Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir. Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit. Në Librazhd dhe disa fshatra të Korçës qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir.

Artikulli paraprak“FOOTBALL LEAKS”, MAN CITY KËRCËNOHET NGA UEFA
Artikulli tjetërZJARR NË NJË MAGAZINË NË FSHATIN BARBULLUSH