Në Gjermani janë të sigurt, Borsusia e Dormundit ka shpenzuar plot 23 milionë euro për të sjellë në Bundesligë Xhud Belingam, mesfushorin që po mahnit në ishull me ekipin e Birmingamit, që aktiviziohet në Championship, ligën e dytë në Angli.

Sipas “SportBild”, klubi verdhezi ka gjetur marrëveshjen me klubin anglez dhe me vetë lojtarin e vitlindjes 2003. Shifra prej 23 milionë eurosh ka mposhtur të gjithë pretendentët për lojtarin që aktivizohet me U-17 të Anglisë, përfshirë dhe Mançester Junajtidin.