BRAZILI  NUK ARUAN AS NDERIN LARGOHET I TURPËRUAR, HUMBET 3-0  .

Brazili thellon krizën dhe dështimin e tij në Botërorin e 20-të, që u zhvillua pikërisht në vendin e “Sambës”. Pas humbjes turpëruese 7-1 me Gjermaninë në gjysmëfinale, skuadra e Felipe Skolarit është mundur edhe në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Ka qenë Holanda, ajo që ka nxjerrë sërish në pah pamundësinë dhe corientimin e brazilianëve, të cilët kanë pësuar gol që në minutën e dytë. Robin van Persi ekzekuton penalltinë e fituar nga Roben dhe i kalon portokallinjtë në epërsi. Prapavija e “Selecaos”, në kaos të plotë, vijon të shfaqet edhe në vazhdimin e ndeshjes problematike, ndaj lojtarët e Van Galit s’e kanë të vështirë të “vallëzojnë” para portierit Hulio Sezar. Këshu ndodh edhe në minutën e 17-të, kur Bilnd do të dyfishjonte shifrat për të tijtë. Dy gola në kaq pak minuta të krijojnë përshtypjen e një turpërimi tjetër për mikpritësit e këtij Botërori, por Holanda nuk ka pse shpenzon energji kot, luan e shpenguar dhe mbron rezultatin deri në fund të kohës së rregullt, kur Wijnaldum vulosi gjithcka me golin e tij, 3-0. Kështu, skuadra e Van Galit renditet e treta në “Brazil 2014”, duke ikur nga ky kompeticion pa pësuar asnjë humbje, ndërsa Skolari dhe të tijtë kanë nevojë për një “katharsis” të vërtetë. Paraqitja e tyre në komepticionin e kësaj vere nuk kishte asgjë të përbashkët me Brazilin e pesë titujve kampionë të Botës, me spektaklin që ka prodhuar kjo kombëtare ndër vite.

Artikulli paraprakKËSHTU JANË RRUGËT NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërGJERMANI-ARGJENTINË, E TRETA E VËRTETA SONTE NË MARACANA