Belgjika pasi ka arritur në çerekfinalet e Botërorit 2014-të dhe Europianit të para dy viteve, në Rusi kërkon të konfirmohet edhe më shumë. Belgjika luan për herë të 13-të në një Kupe Bote dhe është e pamposhtur prej 9 ndeshjesh në grupet e Botërorit.

Formacioni i Roberto Martinez është i mbushur plot me yje mes të cilëve De Bruyne, Mertens, Hazard dhe Lukaku. Belgjika luan ndaj Panamasë që bën sot debutimin absolute në një Kupë Bote.

Vetëm trajneri i Panamsë, Hernan Dario Gomez e ka Rusi 2018-të për herë të tretë, pasi ka drejtuar Kolumbinë në 1998 dhe Ekuadorin në 2002.

Roberto Martinez trajneri i Belgjikës e respekton Panamanë: “Kemi respekt për Panamanë dhe them se do të jetë e rrezikshme pasi do të kërkojë të arrijë ëndrrën e saj.

Ne duam të jemi më të mirët dhe do përpiqemi të fitojmë ndeshjet e grupit”, e mbyll Martinez.

Belgjikë-Panama luhet sot duke nisur nga ora 17:00 në Sochi dhe është e vlefshme për grupin G.