Franca është gjysmëfinalistja e parë e kampionatit Botëror të Rusisë. ‘Gjelat’ kaluan me më shumë lehtësi sesa pritej Uruguain, që e mposhtën me rezultatin e pastër 2-0.

Franca është gjysmëfinalistja e parë e kampionatit Botëror të Rusisë. ‘Gjelat’ kaluan me më shumë lehtësi sesa pritej Uruguain, që e mposhtën me rezultatin e pastër 2-0. Golat për ekipin e Francës u shënuan nga një për cdo pjesë.

Në minutën e 41 shënon mbrojtësi Varane, ndërsa në pjesën e dytë në të 61’ vulosi fitoren Grizman, pas një gabimi të portierit Muslera. Uruguai tentoi disa herë për të hapur ndeshjen, por francezët u mbrojtën mjaft mirë duke e administruar rezultatin deri në fund.

Në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja tjetër mes Brazilit dhe Belgjikës, për të përcaktuar se cili prej dy ekipeve do të përballet me Francën.