Kolumbia dhe Japonia janë dy skuadrat e kualifikuara për në raundin tjetër të Kupës së Botës Rusi 2018.

Kolumbianët mposhtën me shifrat minimale 1-0 Senegalin duke siguruar vendin e parë në Grupin H. Një disfatë që i kushtoj jo pak afrikanëve që u eliminuan për një arsye vërtetë të veçantë nga Kupa e Botës.

Në bazë të rregullores së re të FIFA-s, Japonia kualifikohet si vend i dytë në sajë të kartonëve të verdhë që ka më pak.

Japonia ka 4 kartonë të verdhë, ndërsa Senegali ka 6. Si pasojë e “Fair Play”-t japonezët kalojnë në turin tjetër.

Polonia ka shënuar ndaj japonezëve në minutën e 60 me anë të futbollistit Jan Bednarek.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE BARBULLUSH,TRE TE PLAGOSUR,NJERI RENDE
Artikulli tjetërSHBA, TË SHTËNA ME ARMË NË REDAKSINË E NJË GAZETE, RAPORTOHET PËR VIKTIMA