Ceremonia hapëse e Botërorit do të zhvillohet në “Luzhniki” të Moskës, 30 minuta përpara startit të ndeshjes së parë të Kupës së Botës, Rusi-Arabi Saudite në orën 17:00.

Ajo do të nisë zyrtarisht në orën 16:30. Këngëtari britanik, Robi Uilliams, do të këndojë së bashku me sopranon me famë botërore, Aida Garifullina.

Ndërsa Plaçido Domino do të performojë gjithashtu përkrah tenorit peruan Huan Diego Florez dhe tenorëve vendëse Denis Matsuev, Ana Netrebko, Jusif Eivazov dhe Ana Netrebko.

Po tjetër?

Në skenë do të ngjiten edhe 500 kërcimtarë, gjimnastë dhe xhonglerë, që do të shpalosin kulturën dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme ruse.

FIFA ka lajmëruar se ceremonia e këtij Botërori do të ketë një format të ndryshëm nga edicionet e shkuara. Fokusi i fortë do të vendoset te muzikaliteti.