Kur fillon një Kupë Bote, të gjithë shpresojmë të shohim lojtarët më të mirë në veprim.

Këto turne kanë kurorëzuar futbollistë historikë si Pele, Maradona, Cruyyf, Zidane…

Por, “Rusi 2018” është karakterizuar nga paparashikueshmëria, ku shumë prej yjeve të futbollit ishin të paaftë për të ndryshuar fatin e ndeshjeve dhe u “zhdukën” në çastet vendimtare.

Gonzalo Higuain – Zakonisht është ndër më të kritikuarit e “albiceleste” dhe në Rusi nuk ka bërë shumë për të ndryshuar atë dinamikë. Ai ka humbur besimin e trajnerit, i cili e përdorte atë vetëm si një zëvendësues. Nuk solli atë që kërkohet për një ‘9’ të një skuadre si Argjentina.

James Rodriguez – Lojtarët si Quintero ose Falcao morën drejtimin e Kolumbisë, ndërsa James u mor me dëmtimet.

Mesut Ozil – Tifozët dhe shtypi i fokusuan kritikat e tyre ndaj lojtarit të Arsenalit. Bierhoff dhe Matthäus kërkuan dorëheqjen e tij. Kundër Koresë, ai u tregua shumë larg nga nivelit më të mirë të tij.

Robert Lewandowski -U largua nga Rusia pa shënuar gol. Kaq mjafton…

Mohamed Salah – Salah erdhi në Rusi me iluzionin e vendosjes së ekipit të tij në raundin tjetër, në një grup teorikisht të thjeshtë. Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të udhëhiqte një Egjipt që nuk ishte në gjendje të fitonte një ndeshje të vetme.

Leo Messi – Një zhgënjim tjetër për tifozët albiceleste. Ai që shumë e konsideronin pasardhësin e Maradonës u kthye për të treguar versionin më të keq në një turne që është bërë një mallkim për të.

Messi arriti në formë të mirë pas një sezoni në të cilin ai kishte ngritur dy tituj, por humbi aftësitë e tij pasi hyri në tokën ruse.

Neymar – Në Rusi do të kujtohet për simulimet e tij.