Një nga bizneset që përfiton më së shumti nga Kupa e Botës në futboll, janë pa dyshim kompanitë e basteve sportive. Të gjesh shumën e saktë se sa lekë lënë shqiptarët këto ditë nëpër lloto është e vështirë por jashtë kamerave menaxherët e basteve thonë se shifrat janë marramëndase dhe numri i skedinave të vëna është i lartë.

 

Një nga drejtuesit e kompanive, thotë se 10 pika llotosh në kryeqytet bëjnë afro 25-50 milionë lekë xhiro në ditë imagjino sa para qarkullojnë në mbi 3 mijë pika bastes që ndodhen në të gjithë vendin.

 

Drejtuesit e llotove kanë parashikuar që të ardhurat nga bastet në këtë botëror të rriten me afro 30 %. Një nga tenndencat që vërehet është se jo vetëm lojtarët e përhershëm të basteve, por edhe njerëz që nuk kanë luajtur ndonjëhërë po provojnë fatin nëpërmjet skedinave, teksa ndjekin skuadrat e tyre të zemrës.

 

Burimet thonë se një fenomen tjetër që po ndodh në këtë botëror është përdorimi i skendinave për të justifikuar pasurinë. Ka dyshime se pesona të ndryshëm si, biznesmenë, politikanë apo zyrtarë të tjerë që duhet të deklarojnë dhe justifikojnë pasurinë, paraqesin para autoriteteve të shtetit, skedina fituese.

 

Për shumat fituese mbi 5 milionë lekë, një kopje e skedinës së tyre merren nga perosnat e interesuar që duan të justifikojnë pasurinë.

 

Kujtojmë që një rast i tillë u shënua edhe vjet kur Klinton Spahiu, gjyqtar në Apelin e Durrësit që ishte nën hetim për korrupsion, në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, raportoi disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë.