Ndërprerjet vullnetare të shtatzënisë për të favorizuar lindjen e fëmijëve meshkuj, kanë krijuar disbalancë në raportin mes gjinive. Kështu rezulton sipas studimit të fundit mbi gjinitë dhe popullsinë botërore, që ka zgjatur 15 vjet, i publikuar në Procedings of the Natianl Academy of Sciences.

Sipas statistikave, çdo 100 të porsalindura vajza i korrespondojnë 103-107 meshkuj dhe kjo pabarazi jo naturale ka nisur në vitet 1970, të paktën në 12 vende të botës.

Kërkuesit e universitetit të Singaporit kanë studiuar të dhënat demografike të 202 vendeve dhe në disa prej tyre rezulton se adoptimi i disa normave sociale në favor të fëmijëve djem ka ndikuar në këtë prishje të ekuilibrit, ku në Kinë duket më i theksuar, 118 lindje djemsh kundrejt 100 të vajzave.

Ndër këto 12 vende, më prirje preferencash për lindjet e djemve hyn edhe vendi ynë, megjithatë kërkuesit vënë në dukje se raporti mes te lindurve vajza e djem tani ka nisur të rikthehet në normalitet.

Artikulli paraprakSHUPERKA: 1 NË 4 FËMIJË NË SHQIPËRI KANË PROVUAR DUHANIN
Artikulli tjetërPRESIDENTI I MAQEDONISË SË VERIUT ZGJIDHET NË BALOTAZH