Dekreti i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në një afat të pacaktuar është botuar në Fletoren Zyrtare.

Neni i parë i dekretit është shfuqizimi i datës 30 Qershor, ndërsa në nenin 2 sqarohet se dekreti dërgohet në KQZ për zbatim, që sipas kreut të shtetit ‘merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjitha subjekteve zgjedhore”.

PS-ja kundërshtuar vendimin duke deklaruar se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, por Meta u shpreh sot se për zgjedhjet vendos vetëm ai dhe askush tjetër.