Bashkia e Shkodrës ka organizuar një takim informues- konsultues për planin e reduktimit të zhurmës/ndotjes akustike. Plani ka synim kryesor identifikimin e çështjeve kritike nga ndotja akustike, të krijuara kryesisht nga infrastruktura rrugore dhe zonat e industrializuara.

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka nënvizuar se qëllimi kryesor i planit të hartuar është zvogëlimi i numrit të banorëve të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës, duke parashikuar sipas rastit edhe ndërhyrje urbanistike ose të mobilitetit.

Plani parashikon zgjidhjet e mundshme të problemit të ndotjes akustike, të cilat parshikojnë shtrirje kohore 5 vjeçare dhe do të përmbajë aktivitete konkrete të planifikuara për tu zbatuar gjatë kësaj periudhe kohore.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBAHET ZI PËR GRATË , VIKTIMA TË DHUNËS
Artikulli tjetër“KARNAVALE 2019” PËR HERË TË PARË NË VAU-DEJËS